Kryeministri Edi Rama ka publikuar “Podcast”-in e tretë. Është një promo e bisedës së plotë që është publikuar sot në faqen e tij në Facebook. E ftuar është kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako që kandidon për një tjetër mandat. Në realitet kreu i qeverisë është në krevat në regjim shtrati dhe biseda është e regjistruar më përpara se të operohej. Gjithsesi përpos këtij fakti, ndodhi ajo që pritej, nisma e fundit në rrjetet sociale ka si qëllim kryesor propagandën për fushatë. Hapësirën që nuk e gjejnë në televizione dhe në mungesë të përballjeve me rivalët, është vetë kryesocialisti që po i promovon edhe pse koha në krye të institucioneve, si në rastin e Durrësit ka qenë e mjaftueshme për të treguar veten.
Pjesë nga biseda e kryeministrit Rama me kryetaren e bashkisë Durrës
Sako: Kujtoj nga ju frazën, merr një krevat dhe fli në bashki tani.
Rama: Ju edhe ballë për ballë kur jeni me mua nuk i thoni gjërat siç i mendoni të gjitha!
Sako: Atje duhej të merrja nja tre mjete që të shkoja në punë.
Rama: Sa herë të ka thënë burri po ca merresh me këtë punë, po lërë fare?
Sako: Para se të thoja po, i kam thënë shiko po të pyes që mos të më thuash pastaj po i lë kalamajtë rrugëve.
Rama: Për një fëmijë t’i bëre dy.
Sako: Tomas dhe Greg, binjakë, identik të dy.