Një 17-vjeçar shqiptar është arrestuar pasi ka plagosur me thikë një 18-vjeçarin mbrëmjen e së hënës në Akropolis.
Adoleshenti u arrestua në mesditë në shtëpinë e tij në Agios Panteleimonas ku u gjetën edhe rrobat e përgjakur që kishte veshur natën e sulmit.
Ai e ka pranuar aktin e tij dhe, siç tha, kur i është afruar viktimës dhe i ka kërkuar celularin që kishte në çantë dhe ka tentuar të ikte, 18-vjeçari i është ngatërruar në duar çanta dhe ndodhi e keqja.
Ai goditi viktimën e tij me thikë në qafë dhe bark deri në pikën, siç konstatuan mjekët, eviscerimit , duke e çuar 18-vjeçarin në spital në gjendje kritike.
Autori, është nxënës i 3-të Liceut, me identitet grek dhe origjinë nga Shqipëria, ndërsa është fëmijë i një familjeje të varfër me nënë shtëpiake dhe baba që punon me kohë të pjesshme në ndërtim.
Autori i dytë, gjithashtu me origjinë shqiptare mohon përfshirjen e tij, me shpresën se shoku i arrestuar do t’i marrë të gjitha mbi vete dhe kështu do t’i shpëtojë paraburgimit./Protothema.gr