Pas fitores 2-0 në Lisbonë, Interi pret Benfican në shtëpi për të përfunduar ndeshjen e kthimit me shpresën për të marrë biletën për në gjysmë finalen e Champions.
Portugezët edhe pse në disavantazh pas humbjes në shtëpi shpresojnë një rikthim në San Siro
Simone Inzaghi për këtë ndeshje ka vendosur të luajë në sulm me emra si Lautaro Martinez dhe Edin Dzeko.
Në anën tjetër Benfica do të kundërpërgjigjet me emra si Joao Mario, Rafa Silva dhe Goncalo Ramos.
Inter: Onana; Darmian, Acerbi, Bastoni, Dumfries, Barella, Brozovic, Mkhitaryan, Dimarco, Lautaro Martinez, Dzeko
Benfica: Vlachodimos, Gilberto, Antonio Silva, Otamendi, Grimaldo, Chiquinho, Florentino, Joao Mario, Rafa Silva, Aursnes, Goncalo Ramos.