Biznesmeni Ardian Nikulaj, kandidat për këshillin bashkiak me PSD-në e Tom Doshit u vra mesditën e sotme në Shëngjin.
Nga të dhënat e para mësohet se autorët ishin dy, të veshur me uniformë ngjyrë blu dhe jelek të verdhë fosforeshentë, për të mos ngritur dyshime tek viktima dhe për t’i shpëtuar efektivëve të policisë në momentin e arratisjes.
Plani ka funksionuar pasi u zhdukën me motor dhe ende nuk ka asnjë gjurmë prej tyre. Policia ka rrethuar qytetin.