-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama nis aktivitetet, merr pjesë në iftarin e shtruar për Ramazan

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama po merr pjesë në iftarin e shtruar për besimtarët myslimanë me rastin e muajit të Ramazanit në kryeqytet. Kryeministri shihet ulur në tavolinë, pranë të cilit qëndron edhe bashkëshortja e tij, Linda. Kjo shënon edhe daljen e parë të kreut të qeverisë pasi doli nga spitali.

Në vend të kryeministrit, fjalën përpara të ftuarve në në iftar e mbajti Linda, e cila falënderoi mjekët dhe infermierët për përkujdesin që treguan ndaj tij.

“Jo çdo e keqe vjen vetëm për keq. Edhe apadesiti i Edit nuk ka ardhur për keq pasi falë ndërhyrjes për heqjen e tij, në vend që të dëgjoni një fjalë të gjatë, do të dëgjoni një përshëndetje të shkurtër nga unë. Ju uroj mirëseardhjen në këtë sofër tradicionale iftari, në të cilët myslimanët ndajnë bukën në përurje dhe respekt të një rituali të gjithpranuar që kremton njeriun, jetën dhe sakrificat dhe shpërblimet e saj.

110 vite më parë Këshilli i Lartë Mysliman, i drejtohet kryeministrisë me një shkresë për të lajmëruar themelimin e komuniteti mysliman shqiptar, me postulatin dashuria për atdheun rrjedh nga besimi, myslimanët kishin rrokur që në lidhjen e tyre një vizion paqeje në atdhe, dashuri dhe progres. Sot 100 vite më pas, ky vizion i paqes dhe progresit, është mëshiruar në fyryrën rrezatuese të harmonisë fetare. pasuri e çmuar e shqiptarëve dhe shembull për çdo vend ku shqiptarët jetojnë dhe punojnë.“, u shpreh Linda Rama.

Dy ditë më parë, kryeministri ndërpreu angazhimet politike pasi iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale në Qendrën Spitalore Univeristare Nënë Tereza, ndërsa u diagnostikua me apandesit akut. Mesa duket tani është më mirë dhe gati për të vazhduar aty ku e la fushatën elektorale për zgjedhjet e 14 majit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit