Kryetari i bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu i cili shkoi në vendin e ngjarjes vetëm pak minuta pas krimit shprehet i tronditur për ekzekutimin e biznesmenit Ardian Nikulaj. Ai thotë se rendi dhe siguria janë cenuar, ndërsa kërkon zbardhjen e ngjarjes.
“I tronditur nga ngjarja e sotme ne Shengjin ku ngeli i vrare Ardian Nikulaj, biznesmen dhe anetar i keshillit bashkiak! Nje ngjarje e tille eshte cenim i rende i rendit dhe sigurise publike ne qytetin tone!
Kerkoj me force nga organet e rendit dhe prokurorise qe te zbardhin sa me shpejt ngjarjen, per te vene perballe ligjit autoret e kesaj ngjarje te shemtuar! Shpreh ngushellimet e mia familjes se tij dhe te afermeve per kete humbje kaq tragjike” tha ai.