-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vrasja e Ardian Nikulajt, Pjerin Ndreu reagon pas akuzave të Berishës

Kryesoret

Ish-kryeministri, Sali Berisha në një postimi në llogarinë e tij në Facebook reagoi në lidhje me vrasjen e ndodhur sot në Shëngjin ku mbeti i vdekur biznesmeni, Ardian Nikulaj.

Berisha në postimin e tij hodhi akuza kundrejt kryebashkiakun e Lezhës, Pjerin Ndreu duke e cilësuar si përgjegjës për vrasjen e Nikulajt.

Ndreu i cili është kandidat i Partisë Socialistë për bashkinë e Lezhës për zgjedhjet e 14 majit ka reaguar në lidhje me këto akuza.

Për mes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ai u shpreh se ndien neveri kur lexon lajme me argumente të pavërteta.

Sipas tij Berisha do të përfitojë politikisht në kurriz të kësaj ngjarje tragjike.

“Që politika e Sali Berishes është me gjak, kjo dihet tashmë, por që të shkojë deri në këtë pike s’më kishte shku mendja! Të sugjeruar nga politika lokale opozitare që do të përfitojë politikisht në kurrizin e një ngjarje tragjike, morali ka preke fundin! Ndjej neveri për këto fundërrina qe prodhojnë këto lajme palaçosh, me argument te pavërteta dhe me deduksione kriminale vetëm për një grusht vota! Kaq për këto faqezinj!,” shkruan Pjerin Ndreu.

Vrasja në Lezhë, Berisha: Ndodhi tre ditë pasi viktima doli kundër Pjerin Ndreut!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit