-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Agron Gjekmarkaj: Rama në Iftar, si Profeti në qendër të sallës

Kryesoret

Babos i urojmë shëndet të plotë dhe në këtë urim e gjithë opozita është e bashkuar nga Doktori te qerratai Kujtim Gjuzi, nga kryezëvendës Lideri Muli tek simboli i rezistences antikomuniste Bana.

Ilir Meta kishte ndonjë hezitim po më pas tek shpirti i tij prej bektashiu të kulluar triumfoi mirësia e bekimin dha. E solli Braimllari duke rendur si maratonomak dhe lëshoi myzhdenë paçka se dihatej ca nga shëndeti i tepërt. Ne vulëhumburit  nga frika mos na e rrëmbejnë atë qafireshë vulë nuk e vulosëm dot një urim ngaqë mendojmë se ata të tre janë bashkë dhe urimi për Babon i shkonte edhe Doktorit edhe Metës.

Sapo lajmi mori dhëne që Babo ka sëkëlldi u mërzita qimet se spitali nuk i urohet as hasmit e jo më Babos që na e mbush jetën me bereqet e qyfyre që me kënaqin shpirtin.

M’u duk sikur dikush nga inati po me sharronte kolonën kryesore ku mbahet “Kronika”. Në vetmi me zu vaji që ku e ku më i ndjerë se i ministrusheve do ketë qene me lutjen “Krisht shëroje sa më shpejt Babon”.

Dje në Iftar u pa që Babo e kishte hedhur tutje lëngatën si të qe ajo një rraqe që meriton shkelmim. Ky është një motiv i madh gëzimi për besimtaret se Babo me mjekër dukej si Anthony Quinn që luan rolin e Profetit në qendër të sallës.

Ai e ka thënë vete që është Lider mysliman. Oreksi i thyer në mes si buka u ngjit. Shkrumbini që ju kishte tharë buzët u shua. Ti shihje ministreshat e ministrushët si i hanin qoftet me mish hallall të mbushej syri me ëmbëlsi. Vragat e buzëve të thara njomeshin.

Elisa atë ditë u shfaq rënkuese me një lopatë dy metra duke mbjelle peme. Ajo i rrinte si violina Paganinit në dorë. Elisa shihte se Babo vërtetë kishte triumfuar si Skenderbeu dhe hepohej në lumturi. Ulsiu me Blendin ishin dhëne pas të ngrënës dhe lugët e pilafit një pas një pa marrë frymë i shtinin në bulçi.  Me kokën ulur kujdeseshin të afronin në pjatë grumbuj me mish e copa byreku. Ulsi me gjasë edhe pse haram  të marrësh tinëz ca qofte i futi në xhep.

E dinë ata se ç’hamë e pimë është e jona. Tigrushin sikur nuk ma zunë sytë. Ndoshta nga mërzia e trazimit të Babos s’ka mundë me dalë shpie.

Tezes se cilës ende si besohej që Babo ishte rikthyer aq shpejt kur njeriut të zakonshëm i duhen dy javë i llamburisnin sytë nga lumturia. Ajo kujdesej që kjo hare të lexohej nga të gjithë. Etilda që mërzinë e ka intime e personale dukej e mermerte e kësisoj pamja fliste vetë. Krifca kur mori vesh që Babo do të vinte në darkë e preu me dorën e saj mishin e dashit e dha urdhër qe lëkura të ruhej e mbi to të shkruheshin kujtime.

U pendova që nuk shkova nga frika se do me quanin të shitur pashë gjithë atë milet dy herë të kënaqur nga festave bashkëjetesës fetare e nga rikthimi i Babos. Ato piramida te vogla me qofte ma bënin me sy tek e fundit për aq edhe shitet njeriu i ngratë. Se ne properëndimorët për një qofte të lëme hijen më shumë se për vulën. Lypa të shihja Çyrben po nuk ma zunë sytë. Më thanë që kur mori vesh që Babo do operohet për solidaritet me një brisk rroje kishte rrjepur lëkuren e barkut deri në zali.

Tao donte të priste gishtin po në fund preu vetëm thoin. Majko në ato ore pritjeje kujtonte partizanin që këndonte teksa i prisnin këmben e plagosur me sharrë drurësh. Babo i do shumë partizanet dhe u ngjan në trimëri dhe përpiqej të harronte fjalimin e tij për Mit’hat Frashërtin.

Toni që flet me Zotin u mjaftua me dy psalme për të sëmuret. Damo me komposto ishte parë në rrethinat e Spitalit. Jorida Tabaku i pagoi kësaj here taksen e heshtje për taksat e qeverisë. Gaz Bardhi la mjekrën ti rritej me dy cm në shenjë dhimbjeje. Lul Basha i druajtur shëndeti i Babos do të marrë shumë vëmendje e kishte shtyrë me dy javë kthimin në krye të PD zyrtare.

Në Kuvend ato tre dite u shpallen ditët e trishtimit. Kosta i Gramozit dhe Lindites qe jep edhe jetën të behet po ashtu i Babos këdo që shihte të buzëqeshur e qortonte me fjalët “mos bëfsh hajer, Babo ka kaluar në thike e ty të bën buza gaz. Ajo buzëqeshje fikej si thengjilli nga uji. Salianji mbet në Kavajë ndoshta që të mos i lexohet marazi. Nejse fjalët e tepërta i merr era. Babo u rikthye  si shelegu pas një gjumi të thelle në lendinë dhe shyqyri që duket nuk do kallauz. Të shkuara Babo e mos na bëj më proçka të tilla.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit