Një pretendim për një borxh çoi në pengmarrjen dhe dhunimin e një ndërtuesi për disa orë në Tiranë. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme në Kombinat.
“Më jep borxhin”! Kush është biznesmeni që u mor peng në Tiranë?
Alban dhe Fatmir Bejo, dy vëllezërit kanë marrë me forcë Gjergji Felën në makinën e tyre në parkingun e një lokali ku ndërtuesi ishte duke qëndruar.
Alban Bejo 35 vjeç që është arrestuar pretendon se Gjergj Fela i ka një borxh mbi 20 mijë euro. Vëlai tjetër Fatmir Bejo 28 vjeç është ende në kërkim.