-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

I vihen hekurat killerit që vrau të riun për të dashurën në Tiranë

Kryesoret

Dy ditë zgjati arratia. Dorëzohet në polici autori i dyshuar i vrasjes së 20-vjeçarit Stiven Toshkëzi dy net më parë në Tiranë. Policia thotë se pas negociatave me familjarët sot 18-vjeçari Aksel Hoxhaj u dorëzua në drejtorinë e Tiranës.

I riu në orët e para të së martës në Tiranë në rrugën “Skënder Sallaku” në bashkëpunim me Ensi Mazen 18 vjeç, i arrestuar disa orë pas ngjarjes kanë goditur me thikë 20-vjeçarin që ndërroi jetë në spital.

Nga dëshmia e Mazes shkak i sherrit ka qenë ngacmimi që Aksel Hoxhaj i kishte bërë të dashurës së 20-vjeçarit dy javë më parë që kishte përfunduar në grushte. Dy net më parë dy të rinjtë janë hakmarrë, por goditja i mori jetën 20-vjeçarit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit