-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

‘Një dasmë madhështore’/ Ka të reja për dasmën e Arbana Osmanit dhe Eduart Grishajt

Kryesoret

Një dasmë nga Arbana dhe Eduarti? Zërat thonë se PO! Madje, përflitet për “një dasmë madhështore”.

Në portale qarkullon lajmi se dasma do të mbahet në “Lago di Como” të Italisë, ndërsa burime për Anabel thonë se dasma do të bëhet në Firenze. Sidoqoftë, vendndodhja nuk dihet ende me saktësi.

Asnjë prej dyshes nuk ka dhënë ndonjë deklaratë zyrtare, por thuhet se do të jetë një dasmë e madhe me miq, familjarë dhe personazhe publikë.

Lidhja e Arbanës dhe Eduartit është “zbuluar” nga publiku në shkurt të vitit 2019. Një vit më pas, në tetor të 2020-ës, ata u bënë prindër të një djali, Diellit.

Në vitin 2022, erdhi në jetë edhe vajza e tyre, Zoi.

Arbana është gjithashtu nënë e një tjetër djali, Jonit, nga martesa me ish-bashkëshortin Ardit Kero.

Megjithatë, kjo për të, do jetë dasma e parë dhe do gënjenim nëse nuk do tregonim që jemi shumëëë kuriozë për çdo detaj, nga vendi deri te grimi dhe fustanet.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit