Pak javë më parë, aktori u shpreh se kishte vendosur të dilte nga shtëpia në fundjavë. Por është dashur ndërhyrja e produksionit, që Visi mos të largohej nga loja.
Por pas mbrëmjen e së martës la lojën, ai vetë dashur pa dashur e pranoi një fakt të tillë.
“Nëse nuk do të kisha dal sonte, ju e dini do ta lija lojën u shpreh aktori i humorit. Ndihem mirë që kam dalë, pasi nuk do vazhdoja dot më shumë. Për sa i përket banorëve, kam parë njerëz që kanë shansin e jetës të tregojnë kush janë dhe në këtë formë e kam menduar ta tregojnë, e nuk jam mërzitur më askënd.
Mendoj që është loja që të nxjerrë anët më të këqija, nuk i vë faj askujt. Nuk jam pozicionuar me asnjë, jam afruar aty ku ndihesha mirë. Në fillim jam shokuar, sepse vuanin për asgjë, aktronin. Ofendoheshin me njeri-tjetrin e më pa silleshin sikur nuk kishte ndodhur asgjë”, u shpreh aktori në studio, pasi la shtëpinë e “Big Brother”.