Pak ditë pasi kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria do tërhiqet nga juridiksioni i Arbitrazhit Ndërkombëtar, pasi kjo gjykatë konfirmoi një gjobë prej 110 milionë eurosh ndaj qeverisë shqiptare, ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja prezantoi sot projektligjin për krijimin e një gjykate Arbitrazhi në Shqipëri për të zgjidhur, sikur tha ai, problemet e biznesit.
“Kemi miratuar projektligjin për arbitrazhin në Shqipëri. Fryt i një pune disavjaçare me ekspertët vendas dhe të huaj, të Euralius. Për të konsoliduar shtetin e së drejtës. Do të krijojë një mjedis pozitiv për biznesin dhe investimet, vendase dhe të huaja.
Me këtë projektligj i japim mundësi biznesit që t’i zgjidhë mosmarrëveshjet mes shtetit dhe privatit apo mes tyre në autonominë e vullnetit të palëve, është zgjidhje e shpejtë, eliminon formalitetet dhe përmbush detyrimet” tha Manja.