Kryetari i komanduar i PD-së, Enkelejd Alibeaj ishte në Kavajë për të prezantuar kandidatin për zgjedhjet e 14 Majit. Fokusi i fjalës së tij nuk ka qenë te një program konkret për këtë bashki që është në prag falimenti, por ka sulmuar sërish Sali Berishën, si të keqen e madhe të demokratëve.
“Do të qëndrojmë ne tek Partia Demokratike apo do të ndryshonim identitetin tonë. Kaq e thjeshtë ishte. Një pjesë e madhe qëndruan këtu. Një pjesë tjetër ikën dhe nuk janë këtu. Përse? Vetëm për sjelljen e një personi.
Ai që të gjithë ne demokratët e kemi konsideruar lider historik e bëmë dy herë president (!) e 2 herë kryeministër, po për një hall te vetin personal. Jo shkaktuar nga ne, jo shkaktuar nga demokratët. Për nje lidhje të drejtpërdrejt me aleatin historik, të shqiptarëve po e po, por mbi të gjitha Partisë Demokratike, Shteteve të bashkuara të Amerikës” tha ai.