Një 61-vjeçar ka ndërruar jetën te mbikalimi te Kthesa e Kamzës. Mësohet se i ndjeri i identifikuar me inicialet A.Z po drejtonte një taksini në momentin kur humbi jetën.
Gjithashtu polica bën me dije se 61-vjeçari ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.
Njoftimi i policisë:
Më datë 20.04.2023, rreth orës 16:15, te mbikalimi te Kthesa e Kamzës, shtetasi A. Z., 61 vjeç, duke drejtuar mjetin tip taksi ka humbur ndjenjat. Stafi i ambulancës ka konfirmuar se ka ndërruar jetë dhe paraprakisht dyshohet për vdekje natyrale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.