Arben Ahmetaj në Gjykatën e Lartë. Regjistrohet rekursi për dosjen që ka dërguar ish-ministri duke kundërshtuar kontrollin në vilën në Hamallaj të bashkëjetueses së tij, Erjola Hoxha. Relator i çështjes është Medi Bici.
Më 9 mars, Byroja Kombëtare e Hetimit ka kryer kontrolle në shtëpinë e ish-gruas dhe partneres aktuale të Ahmetajt.
Ahmetaj kërkoi konstatimin e vendimit të shkallës së parë si anti-kushtetues, pasi sipas tij, për lejimin e kontrollit të banesës së bashkëjetueses së tij duhej marrë miratim nga Kuvendi pasi aty jeton edhe ai dhe është deputet.
SPAK po heton rolin e ish-zv/ kryeministrit për inceneratorin e Fierit.