-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zhdukja e 2 të “fortëve” të Sarandës, policia në gjurmim të “Benz”-it

Kryesoret

Policia Sarandës është ende në kërkim të Leonard Thodhori e Fatmir Sulovari alias Fatmir Krasniqi. Policia po heton një  “Benz”, targat e së cilës rezultojnë të vjedhura në Lezhë, ka vënë në lëvizje prej të paktën dy ditësh policinë e Sarandës.

Automjeti rezulton gjithashtu se ka lëvizur edhe brenda qytetit të Sarandës, por nuk është arritur të identifikohet dot se kush ka qenë brenda tij.

Paraprakisht mendohet se Thodhori i njohur si “Koçole” mund të ketë lënë automjetin e tij buzë rrugës hyrëse të fshatit Çukë dhe më pas ka hyrë në një automjet të dytë, ndoshta tek “Benz” i dyshimtë i fiksuar në kamera.

Pasi ka hyrë brenda dyshohet se ka hyrë në plan rrëmbimi tij. Nuk dihet nëse Sulovari është marrë bashkë me Thodhorin apo në vend tjetër.

Ajo që dyshohet është se si të gjallë apo të vdekur, dy 46-vjecarët ndodhen brenda rrethit të Sarandës.

Ka dyshime se automjeti i rrëmbyesve mund të ketë përshkruar Qafën e Soronesë për të hyrë ne territorin e Bashkisë Konispol. Nga dyshimet e deritanishme, kur po mbushen dy javë nga zhdukja, me shumë mundësi Leonard Thodhori dhe Fatmir Sulovari, janë ekzekutuar.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit