-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Alibeaj nga Fieri: Berisha po përpiqet t’i vërë kazmën PD-së

Kryesoret

Kryetari i komanduar e PD-së Enkelejd Alibeaj ditën e sotme ka zhvilluar një takim elektoral në Fier.

“Por ne e dimë që kjo betejë nuk do të jetë e lehtë. Sepse Partia Demokratike e të gjithëve ne, Partia Demokratike që drejtoj, gjendet, prej një viti e gjysmë, nën një sulm të pareshtur. Partia jonë po goditet nga ish-lideri i saj historik, po goditet nga Sali Berisha.
Pse na godet?

Të gjithë e dimë hallin personal të tij, shpalljen non grata për inkurajim të korrupsionit madhor dhe minim të demokracisë nga aleati ynë më i madh perëndimor, Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Që prej fundit të korrikut është shpallur non grata edhe nga një aleat tjetër yni, Britania e Madhe.

Pra e kanë shpallur non grata, personalisht dhe familjarisht, të majtët e Amerikës dhe të djathtët e Britanisë. Sepse në politikën e jashtme, të majtë e të djathtë, në vendet demokratike serioze, janë të unifikuar.

Unë kam bashkëpunuar me Sali Berishën dhe, natyrisht, më vjen keq për këtë që i ndodhi. Por ai zgjodhi që hallin e tij personal ta bëjë problem të Partisë Demokratike dhe t΄ia faturojë demokratëve, njerëzve më të vuajtur, më energjikë dhe më besimplotë të këtij vendi.
Pas 9 shtatorit, kur kryetari i Partisë Demokratike, në përputhje të plotë me vlerat euroatlantike mbi të cilat është ngritur PD-ja, ia pezulloi praninë në grupin parlamentar derisa të zgjidhej statusi i tij non grata, në vend që të tërhiqej në jetën e tij dhe të trajtonte personalisht problemin me SHBA, në rrugë ligjore, Sali Berisha iu fut një fushate për t’i vënë kazmën Partisë Demokratike.”, tha Alibeaj në fjalën e tij.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit