Pas tërheqjes së padisë nga ana e Noizy-t, Gjykata e Durrësit caktoi arrest shtëpie për Kleviol Ahmetajn. Ky i fundit me të lënë qelinë i është kthyer zakonit të tij, duke u futur “live” në TikTok.
Në këtë dalje të tij pas arrestimit ai ka folur në lidhje me situatën ku nuk i ka kursyer edhe “shakatë” në lidhje me reperin.
“Unë i kam propozuar gjithmonë i kam thënë hajde bëhemi shokë. Ai më ka thënë jo se po të kapa. Kjo e jona është dashuri dhe urrejtje.
Se po të mos jesh ti (Noizy) nuk kam me kë të merrem, por edhe po të jesh ti më vjen inat pse je. Nuk e di çfarë i thotë ajo kokë e madhe, kokë qen sharri. Bën si i keq, por nuk e ka zemrën e keqe.
E ka zemrën si lepurush i vogël. Trembet dhe e kap ankthi. Ore bello nuk do të luaj më. Ta keni të sigurt, unë shokë me atë nuk bëhem. Nuk jam ai tjetri” tha ai.