-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

I sulmuan biznesin me armë! Pronari: I pashë autorët! Kam frikë të rri në shtëpinë time

Kryesoret

Një ditë pas vrasjes në Shëngjin u sulmua me armë zjarri një biznes në Gjormë të Kurbinit.  Ferhat Tugaj, pronari i biznesit shprehet se breshëria e armës ndodhi sapo kishin shkuar në shtëpinë e tyre, që e kanë në katin e dytë të ndërtesës.

Fatmirësisht të lënduar nuk ka, por terrori është i madh. Tugaj kërkon zbardhjen e ngjarjes. Sipas tij, kamerat e tij të sigurisë janë fikur pak sekonda para se të nisnin të shtënat. Kamerat kanë fiksuar vetëm momentin kur para biznesit vjen makina e autorëve.

“Mendova se ishin fishekzjarre. E pashë që ishte më e fortë dhe normalisht u dëgjua shumë si zhurmë, u frikësova me thënë të drejtën. Nuk e di se si është puna, ku është puna, por me thënë të drejtën jam i tronditur.

E kuptova se është thjesht një tip atentati ose ndonjë diçka për të frikësuar se normalisht një që ka diçka me mua personale vjen më kap mua, s’ka nevojë të vijë të futi plumba biznesit. U çova, erdhi dhe mami, pastaj normalisht mora policinë. Konflikte s’kam pasur kurrë në jetën time. Më bën përshtypje shumë reagimi i vonshëm shumë.

Unë mendoj se në Shqipëri nuk ka shtet, sepse besoj unë, ka funksionuar e do funksionojë gjithmonë miku, kush ka lekë e të bëjë diçka më plus, kush s’ka lekë ngelet në vend. Të kesh frikë të jetosh në shtëpinë tënde, në hallet e tua, në shtëpinë tënde”.

Ai thotë se në kamerat e sigurisë i ka parë autorët. “Kur hapa kamerat për të parë ngjarjen, shihet shumë qartë makina që vjen këtu, ndalohet para oborrit aty edhe fiks 4-5 sekonda vetëm stakohen kamerat edhe mbrapa dëgjohet breshëria, domethënë nuk e ka kapur fare”, thotë pronari Ferhat Tugaj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit