-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Ka shumë të ngjarë që të lidhet…”! Sizmologu shpjegon tërmetin e fortë në Itali

Kryesoret

Një tërmet i fortë u regjistrua sot në Katania në orën 14.06. Bazuar në gjetjet e Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë, tërmeti ka qenë me magnitudë 4.4 ballë. Tronditja është ndjerë nga popullsia në Katania, në komunat e provincës, etj.

Njerëz të shumtë u derdhën në rrugë nga frika dhe paniku. Në Katania, disa qendra tregtare janë evakuuar si masë paraprake. “Deri më tani nuk ka mbërritur asnjë kërkesë për ndërhyrje apo raportim për shembje”, bëjnë të ditur zjarrfikësit.

Gjithashtu u evakuuan shumë zona në pjesën industriale, por pak kohë më pas pothuajse të gjitha kompanitë rifilluan aktivitetin. Dhe nga një studim fillestar i mbrojtjes civile, nuk është raportuar asnjë dëm. Tërmeti ishte me epiqendër në det, gjashtë kilometra nga bregu dhe 17 kilometra thellësi.

“Është një magnitudë e ulët për një tërmet me natyrë tektonike”, thotë Raffaele Azzaro, sizmolog. “Lëkundja – shton ai – u ndje në të gjithë Sicilinë lindore dhe në zonat e brendshme deri në Caltagirone për shkak të thellësisë dhe afërsisë me bregun e epiqendrës.

Është një ngjarje me natyrë tektonike që ka shumë të ngjarë të lidhet me sistemin e gjatë të thyerjeve, e cila nga qendra e detit Jon shtrihet drejt Siçilisë në zonën e Etnas dhe Aci Castello” tha ai.

Dridhet toka! Tërmet i fortë përballë Shqipërisë

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit