Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta teksa zhvilloi një takim me banorët e njësisë 11, garantoi mbështetjen për Belind Këlliçin dhe planin e tij për Tiranën.
Me anë të një postimi në Facebook, Meta shprehet se “shërbimi urban falas është një ndihmë e rëndësishme për qytetarët dhe me impakt shumë pozitiv për uljen e trafikut dhe ndotjes”.
“Përkrahje e jashtëzakonshme për planin e Kryebashkiakut të ardhshëm të Tiranës, Belind Këlliçi në njësinë numër 11. Shërbimi urban falas është një ndihmë e rëndësishme për qytetarët dhe me impakt shumë pozitiv për uljen e trafikut dhe ndotjes. Bashkë me kandidatët për Këshillin e Bashkisë, Iva Çarçiu dhe Ergys Mollaymeri takuam shumë qytetarë të paduruar për Ndryshimin. Bashkë Fitojmë”, shkruan Meta.