-sidi education-spot_img
1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Nuk doja ta vrisja”, Axel Hoxhaj mbron shokun përpara policisë: Nuk e dinte

Kryesoret

Aksel Hoxhaj do të dalë nesër në gjykatë për t’u njohur me masën e sigurisë një ditë pasi shoku i tij Enzi Maze u la në qeli. Hoxhaj dyshohet se është autori që qëlloi me thikë 20-vjeçarin pas sherrit për të dashurën.

Por 18-vjeçari në dëshminë e parë para grupit hetimor ka rrëfyer versionin e tij. Ai mësohet se ka kërkuar ballafaqim me vajzën që është bërë “mollë sherri”.

Hoxhaj është shprehur se komunikimin dhe takimet me vajzën ishin të pashmangshme për arsye se ishin në të njëjtën klasë. Konflikti me Stiven Toshkëzin sipas tij ka zanafillën katër muaj më parë.

“Qëllimi ka qenë të bisedonin”, tha ai duke pretenduar se viktima në atë moment ka nisur të flasë me tone të larta, gjë që sipas tij ka agravuar situatën.

Sherri për të dashurën! Pse e vrave? Flet autori i dyshuar: Vajzën e kisha në klasë

Axel Hoxha ka pretenduar se thikën e ka pasur me vete rastësisht. Gjithashtu ka treguar se miku i tij, Enzi Maze, i arrestuar pak orë pas ngjarjes nuk kishte lidhje me ngjarjen pasi ka qenë rastësisht i pranishëm. Ai ka mohuar të ketë ngacmuar të dashurën e viktimës dhe ka kërkuar të përballet edhe me vajzën.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit