-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama dhe Nikolla urojnë besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit

Kryesoret

Mëngjesin e sotëm, kryeministri, Edi Rama ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit që kurorëzon mbylljen e muajit të shenjtë të Ramazanit.

“Mirëmëngjes, gëzuar Fitër Bajramin!”- shkruan Rama.

Gjithashtu edhe kryetarja  e Parlamentit Lindita Nikolla ka uruar Fitër Bajramin për të gjithë besimtarët myslimanë.

“Pas përkushtimit e sakrificave të agjërimit gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, rritjes shpirtërore, lutjeve, faljeve, refleksioneve, durimit, shpërblehemi e kremtojmë bashkarisht Fitër Bajramin. Shqipëria është një familje e madhe, në të cilën, cilido qoftë besimi ynë, ndajmë me njeri-tjetrin gëzimet, lutjet, bekimet, dëshirat dhe urimet për më shumë mirëqenie, dashuri, solidaritet e bashkim. Gëzuar Fitër Bajramin të gjithë besimtarëve myslimanë!”, shkruan Nikolla.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit