Zbulohen dhe asgjësohen 1140 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa në zona të pyllëzuara të Niklës në Krujë.
Në operacion morën pjesë policia e Fushë Krujës, Forca e Posaçme Operacionale e Durrësit dhe FNSH Tiranë.
Kanabis ishte në kubikë të hedhur në tokë së fundi, me qëllim kultivimin. Fidanët u asgjësuan me anë të djegies.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.