-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

VIDEO-Brenda “kafazit”! Shoku i autorit të vrasjes në Tiranë: S’e qëllova unë

Kryesoret

Ensi Maze ka dalë sot në Gjykatën e Tiranës për t’u njohur me masën e arrestit lidhur me vrasjen e 20-vjeçarit, Stiven Toshkëzi.

Maze së bashku me Aksel Hoxhajn akuzohen se në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë qëlluar me thikë për vdekje Stiven Toshkëzi tre net më parë në Tiranë.

Ensi Maze deklaroi në gjyq se “nuk e qëllova unë me thikë, por Akseli” tha ai në gjyq. Avokatët e Mazes kanë kërkuar një masë më të butë që të lirohet pasi është në shkollë në Holandë.

Aksel Hoxhaj në orët e para të së martës në Tiranë në rrugën “Skënder Sallaku” në bashkëpunim me Ensi Mazen 18 vjeç, i arrestuar disa orë pas ngjarjes kanë goditur me thikë 20-vjeçarin që ndërroi jetë në spital.

Nga dëshmia e Mazes shkak i sherrit ka qenë ngacmimi që Aksel Hoxhaj i kishte bërë të dashurës së 20-vjeçarit dy javë më parë që kishte përfunduar në grushte. Dy net më parë dy të rinjtë janë hakmarrë, por goditja i mori jetën 20-vjeçarit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit