Policia ka vënë në pranga një person të identifikuar si Valentin Cara, i cili akuzohet se kishte përshtatur banesën e tij në ambient për kultivim të lëndës narkotike, kanabis.
Policia ka gjetur 94 fidanë kanabis të ndarë në kubikë, të cilat ishin fshehur në banesën e të arrestuarit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.