-sidi education-spot_img
1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha takim me demokratët e Sarandës, prezanton kandidatët Fatmir Shero dhe Ardit Cikuli

Kryesoret

Ish-kryeministri, Sali Berisha ka zhvilluar një takimin me demokratët e Sarandës ku ka prezantuar 2 kandidatët e koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Konispolit, Fatmir Shero dhe në Sarandë, Ardit Cikuli.

Gjatë fjalës së tij Berisha u shpreh se këto primare kanë shënuar një arritje të madhe.

“Këta janë kandidatë krenarë, por janë gjithashtu kandidatë të vetëdijshëm se kanë çdo detyrim pafundësisht ndaj jush. Nuk janë kandidatët të kryetarit të partisë, nuk janë kandidatë të kryesisë së partisë.

Ju garantoj se sado që në këtë Shqipëri me 1000 probleme, por ky standard është sot nga më të përparuarit që ekziston mbi tokë dhe ne duhet të jemi krenarë me këtë standard.
Shpërndarja jo gjithnjë është e barabartë në çdo gjë, se po të ishte e barabartë Saranda mbase mund të vendosej në një vend tjetër, por ja që kjo bukuri e dheut është e vendosur në Shqipëri.

Kështu që, me primaret ne kemi shënuar një arritje të madhe. Ju dëgjuat programet e tyre, programe të një përgjegjësie të lartë.

Programe të një përkushtimi dhe dashurit të vërtetë për komunitetin, për Sarandën për Konispolin, programe për të cilat kandidatët për qytetar të parë vendorë, synojnë të shënojnë kthesën e madhe, në këto dy zona ndër më të bukura e kësaj toke.

E them këtë sepse nuk ka nevojë të thurësh vargje, apo të bësh theozë për Sarandën, por duhet ta dini se sa herë që unë dua të pushoj shpirtërisht, një nga vendet që shkon e prehet mendja ime është në malin e Milesë, para së cilit ti ke pamjen më të magjishme që mund të kesh parë ndonjëherë. E keni vetë parasysh, unë një lidhje me malet e kam të pazgjidhshme,” u shpreh Berisha.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit