-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kolegji hoqi Berishën, vuri Metën! Berisha: Rama po na cakton të “zotin e shtëpisë”

Kryesoret

Sali Berisha përmes përfaqësuesit ligjor të grupit që drejton, Ivi Kaso akuzoi sot se Kolegji Zgjedhor po vendos në emër të qeverisë Rama se kush do të jetë drejtuesi i koalicionit opozitar, referuar faktit që dje nuk pranuan që të jetë Sali Berisha, por caktuan Ilir Metën.

“Pushteti po na cakton edhe të “zotin e shtëpisë” tha Kaso në një dalje për mediat.

“Kjo ndërhyrje në simbolikën politike, që është e drejtë ekskluzive e organizatave politike dhe nuk caktohet me gjykatë, dhe për më shumë nuk u përket gdhënjve të drejtësisë tonë, që gdhihen me urdhra të qeverisë e ngrysen me torba të ryshfetit poliitk, fyen edhe studentët e dobët të Jurisprudencës.

Edhe për drejtësinë tonë, që nuk ka turp kur bëhet vegël dhe vetëm si vegël e ngre çekanin për të marrë vendime, ky ishte një rekdord i zi.

Me këtë vendim, togat e Kolegjit u thanë shqiptarëve se, edhe të zotin e shtëpisë ta caktojnë ata, sipas dëshirës që shpreh qeveria” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit