-sidi education-spot_img
26.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ku gaboi? Dy gjurmët që la vrasësi i biznesmenit

Kryesoret

“5Pyetjet.al” publikoi një tjetër foto të autorit që ka ekzekutuar biznesmenin Ardian Nikulaj. Ndryshe nga fotoja e publikuar ditën e vrasjes kur ishte me shpinë, këtë herë pamja është pak më e qartë, por e pamundur që të dallohet fytyra për shkak të kokores. Megjithatë nga fotoja duket se në dorën e djathtë nuk mban dorezë.

Pikërisht ky mund të jetë gabimi i parë që mund të çojë policinë në gjurmët e tij. Grupi hetimor ka marrë shenjat e dorëzës së derës në momentin që autori e hap dhe futet brenda dhe kur del jashtë me shpejtësi pasi e ka vrarë biznesmenin.

Gafa e dytë që mund të zbulojë autorin lidhet me dëshminë që kanë deponuar miku i viktimës dhe banakieri në lokal. Të dy kanë deklaruar se killeri ka folur. Në momentin që hyri në derë i tha mikut të biznesmenit që kishte në këmbë “largohu”. “Ai më tha veç “largohu” dhe hyri brenda në lokal dhe shkoi në drejtim të Ardianit dhe qëlloi ndaj tij” tha ai.

Kurse banakieri tha se killeri i kishte përshëndetur që mund të çojë në identifikimin e tij nisur dialekti. “Pasi është afruar afër banakut na ka përshëndetur duke na thënë “si e kalut”. Nuk jam në gjendje të them se nga cila zonë mund të ketë qenë, por mendoj se nga Veriu ose Shqipëria e mesme, pasi nuk m’u duk dialekt jugor” tha banakieri. E gjitha skena e vrasjes ndodhi brenda 10 sekondave. Autori është ende në arrati.

“Si e kalut?”/ Banakieri: Hapi derën dhe zbrazi plumbat, vrasësi ishte nga veriu

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit