Cara thotë se kjo gjendje e rrugëve është si në qendër të qytetit, ashtu edhe në periferi.
Kandidati demokrat gjithashtu shtoi se do të jetë në këto zona si gjatë fushatës, por edhe pas zgjedhjeve të 14 majit, për të dëgjuar problematikat e banorëve të zonës.
Postimi i plotë
Përballë propagandës sfidon realiteti. Kjo rrugë është në Spitallë. Në të gjithë Durrësin ka rrugë të amortizuara në të njëjtën gjendje, si në qendër, ashtu edhe në periferi. Do te jem aty dhe kudo, jo vetëm tani, por edhe pas 14 majit për të zgjidhur problemet dhe shqetësimet e banorëve të Durrësit.
Në 14 Maj, bashkë bëjmë ndryshimin!