Koalicioni “Bashkë Fitojmë” ka denoncuar kryebashkiaken aktuale të Durrësit Emiriana Sako për shtrim asfalti në kohë fushate. Bashkangjitur një videoje, PD thotë se ka nisur shtrimi i asfaltit në Kodër Arapaj.
“Aty ku paaftësia e Sakos mbulohet me asfalt elektoral, ku KQZ fle gjumë dhe SPAK është në dremitje të plotë. Bashkia e Durrësit vijon asfaltin elektoral në Arapaj, Porto Romano, Romanat, Shkallnur.
Edhe me këto veprime që janë në shkelje me të dyja kembët të Kodit Zgjedhor, Bashkia i ka ndarë qytetarët në të nënës dhe të njerkës, pasi ka shumë zona në të cilat nuk është investuar përgjatë gjithë mandatit, dhe as tani” shkruan sekretarja e Marrëdhënieve me Publikun në Partinë Demokratike, Jola Hysaj.