-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vrasja në Lezhë! Kush ishte spiuni brenda që tradhtoi biznesmenin?

Kryesoret

Tre ditë pas ekzekutimit të biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin ende nuk ka asnjë të arrestuar. Asnjë gjurmë nga autori apo bashkëpunëtorë. Pikërisht, tek ky i fundit, pra bashkëpunëtori është fokusuar grupi hetimor për të shkuar te killeri. Dyshimet janë të forta se brenda lokalit ka pasur një spiun që ka njoftuar mbi lëvizjet e shënjestrës.

Nisur nga fakti që 50-vjeçari ishte në ndjekje prej disa ditësh dhe blofit që kishte dalë autori, në “lojë” mund të jetë futur një informator për të njoftuar mbi lëvizjet e biznesmenit. Në filtër kanë kaluar të gjithë personat që ishin brenda në lokal atë ditë. Mes tyre ka dalë një i huaj. Shtetas anglez.

Ai është fiksuar nga kamerat brenda lokalit kur ndodhi vrasja. Vetëm pak minuta pas ekzekutimit iku të pronarit të lokalit, iku nga Shqipëria përmes Rinasit. Ky është vetëm një dyshim që nuk përjashtohet se mund të ketë qenë informator. Prova nuk ka. Vetëm dyshime.

Tashmë edhe pamundësi për ta pyetur pasi arriti që të ikte nga Shqipëria. Vetë miku i viktimës dhe banakieri treguan se killeri u foli vetëm dy fjalë “Largohu dhe si kalut”. Po sipas dëshmive, dialekti ishte nga veriu ose Shqipëria e mesme dhe autori ishte rreth 190 cm i gjatë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit