Publikohet videoja e mjetit me të cilin dyshohet se është larguar nga Lezha autori që ekzekutoi biznesmenin në Shëngjin.
Ardian Nikulaj u vra me armë zjarri të mërkurën në biznesin e tij në Shëngjin. Ngjarja ndodhi në lokalin “Coral” në pedonale të Shëngjinit, që është në pronësi të viktimës.