Ky mjet dyshohet se është i njëjti mjet me atë që është gjetur i fshehur në një magazinë në afërsi të fshatit Nivicë dhe që mund të jetë i njëjti mjet që ka rrëmbyer “Koçolen” dhe Sulovarin.
Mjeti rezulton se ka të lyera me sprajt disqet. Ndërkohë një mjet i dytë tip “Land Rover” Discovery është sekuestruar dhe marrë me karoatrec në një karburant në Qafë-Gjashtë.
Mjeti dyshohet se është lënë aty qëllimisht për të qenë në mbikëqyrje të kamerave me qëllim për të hequr dyshimet mbi autorët e mundshëm.