Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla theksoi se deri tani procesi i zgjedhjeve në komunat e veriut, sa i përket çështjes së sigurisë është duke shkuar mirë.
Ai bëri me dije se Policia e Kosovës është e përgatitur për të gjitha skenarit.
Sveçla se qeveria është e interesuar që veriun ta bëjnë njësoj si pjesët e tjera të Kosovës.
“Jemi në rrugë të mbarë, dikujt sikur Listës Serbe dhe Beogradit, nuk i përshtatet, prandaj ata në rrugë të ndryshme mundohen ta pengojnë”, tha ai.
Në lidhje me numrin e qytetarëve që do të votojnë, Sveçla vlerësoi se do të rritet gjatë ditës.
“Jemi të vetëdijshëm se për shkak të presioneve të jashtzakonshme ndikon në numrin e votuesve”, tha ai.
Sveçla tha nuk guxojmë të biem pre nga Beogradi dhe Lista Serbe.
“Këto zgjedhje do të neutralizojnë shantazhet e Beogradit”, theksoi ai.