Në vrullin e madh të atyre që lënë Shqipërinë nuk mungojnë as rastet që po shkojnë kundër rrymës. Këta të fundit shohin në vendlindje shpresë dhe mundësi për të bërë diçka më të mirë për veten, por edhe komunitetin përreth. Korça dhe Berati janë qytete sa të ndryshëm, aq edhe të ngjashëm, por e përbashkëta që po shfaqet tek të dy janë “të rikthyerit”.
Një grup njerëzish që po investojnë kursimet e emigracionit në investime të rëndësishme në turizëm. Të rinj që kanë pasur karrierë të suksesshme në Europë e SHBA, por që shohin në vendin e tyre një mundësi edhe më të mirë.
“Monitor” intervistoi disa prej tyre për të sjellë një anë tjetër, që edhe pse me raste sporadike, janë histori suksesi. Cilat janë planet dhe strategjitë e Bashkive për t’u zhvilluar dhe për të frenuar disi largimin e të rinjve.
Berati mund të befasojë këto ditë këdo që e viziton, sidomos nëse je nisur nga Tirana me idenë se sezoni turistik nuk ka nisur plotësisht.
Sigurisht teksa fillon të ecësh në rrugët e qytetit konstaton në dritaret apo dyert e ndonjë biznesi atë shkrimin tipik të këtyre kohëve që e has kudo në Shqipëri:
Eneida dhe motra e saj, prej vitesh jetojnë në Itali, por thirrja e vendlindjes ishte më e fortë. Po punojnë fort që në Berat të hapin një restorant si mall, por edhe nderim i gjyshërve të tyre.
“Mjedisi ku po hapet restoranti është shtëpia e gjyshërve. Për të nderuar emrin e tyre, ne vendosëm ta rikonstruktojmë dhe ta hapim. Kemi vendosur ta emërtojmë pas gjyshes, siç e njohin të gjithë ‘Zonja Gjena’./Monitor
Artikullin e plotë e gjeni këtu.