-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zgjedhjet në veri të Kosovës, asnjë votues nuk është paraqitur në Zubin Potok

Kryesoret

Ditën e sotme po mbahen votimet në veri të Kosovës. Qendrat e votimit janë hapur që në orën 7 por ku ka nisur votimi por duket se në disa qendra nuk është paraqitur askush deri më tani.

Në qendrën më të madhe të votimit në   ende nuk ka asnjë votues, pavarësisht se gjithçka ka filluar në kohë.

Kryesuesi i kësaj qendre të votimit, Ferid Shabani deklaroi para mediave se në këtë qendër të drejtë vote kanë 4 mijë e 111 votues, ndërsa pritshmëritë e tyre janë që të dalin pak më shumë se 300.

“Sa i përket daljes së votuesve nga 4 mijë e 111 votues për momentin nuk mund të them ndonjë parashikim se sa do të dalin, por shpresojmë që të paktën 8% do t’i përgjigjen nga numri i tërësishëm i votuesve. Sipas parametrave dhe sondazheve të bëra nga mediat e ndryshme dhe analizave të njerëzve që merren këto punë”, deklaroi Shabani.

Sa i përket sigurisë, Shabani tha se gjithçka është qetë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit