-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha akuza të forta Rakip Sulit: Të kanë hapur dosje në Greqi

Kryesoret

Ish-kryeministri Sali Berisha, në takimin elektoral në Kamëz me kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Arjan Hoxhën akuzoi qeverinë Rama se në gjithë këto vite ka plaçkitur qytetarët.

Arjan Hoxha kandidati i dinjitetit tuaj, do të shkrijë të gjithë energjinë e tij, dhe do bëjë gjithçka së bashku me ju që ta ndryshojë gjendjen në Bashkinë e Kamëz dhe që taksat tuaja t’i shndërrojë në shërbimin tuaj. Më 14 maj Kamza ndahet nga sistemi më i keq      që ka njohur njerëzimi.

Të gjitha pushtetet sot janë në duart e një njeriu. Edi Rama kontrollon sot të gjitha pushtetet e këtij vendi dhe e vërteta është se kontrollon të gjitha financat, gjykata polici, shërbimin informativ, presidencë dhe çdo institucion tjetër.

Ne votojmë jo vetëm për të vendosur Arjan Hoxhën qytetar të parë në Bashkinë e Kamëz, por edhe për të shpërbërë pushtetin monist të Ramës dhe për të vendosur përsëri sistemin demokratik.

Edi Ramën e ka kapur tmerri dhe flet për një fjalor të padenjë. Nuk më vjen keq për ato që i thotë Rakip Sulit sepse atë e ka bashkë-hajdut, por problemi është se ai kërkon që ne të harrojmë që ai është hajduti më i madh në histori.

Ai duhet të mësojë se në Zallarr veshgjatit i thonë magjar, por bashkë me Rakipin do të shkon në kokërr të burgut në qeli. Këtë ta garantoj. Nuk paguajmë ne vjedhjet tuaja mor zotëri, Edi Rama të ka humbur mendja, kalon nga një takim në një tjetër i shastisur”, tha më tej ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit