-sidi education-spot_img
1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dokumenti dhe deklaratat/ Si qëndron e vërteta e shkollës së Belind Këlliçit?

Kryesoret

Ka apo jo Belind Këlliçi diplomë të shkollës së mesme? Kjo është pyetja që është ngritur nga një pjesë e mediave dhe për të cilën akuzohet kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

Ish-deputeti akuzohet se përpara se të largohej me studime në Amerikë, në Shqipëri nuk ka marrë diplomën nga instituti “Harry Fultz”, ku duhet të bënte pesë vite, por në fakt “ka bërë katër”.

Sot për herë të parë kishte një reagim kandidati demokrat, përmes zëdhënëses së tij të fushatës, por edhe vetë ku foli gjatë një interviste televizive. Zëdhënësja e fushatës Silvi Bardhi nxori një shkresë të shkollës, instituti “Harry Fultz” me notat e ish-nxënësit, Këlliçi sot kandidat për të drejtuar bashkinë.

Kjo shkresë e Harri Fultz, tregon se Belind Këlliçi ka qenë nxënësi me mesataren 9.7 dhe nisur nga këto rezultate është zgjedhur dhe President i Këshillit Studentor ne vitin 2004” tha ajo.

Në deklaratë, Bardhi pranon që Këlliçi u largua pas katër viteve, por këtë e justifikon me faktin që një praktikë e tillë është ndjekur nga shumë studentë. “Shkresa e shkollës, tregon se si në shumë raste të tjera, si një praktikë që e kanë ndjekur shumë nxënës për të vijuar studimet në SHBA, në Britani, apo Çeki, edhe në rastin e Belind Kelliçit, kjo ka ndodhur pas 4 viteve”.

Më tej, në deklaratë thuhet se pranimi në universitetin amerikan është bërë në bazë të krediteve, pra nuk kanë pasur rëndësi vitet e shkollimit në Tiranë. “Procesi i pranimit në Universitetin shtetëror të Marylend-it, është shumë serioz. Në Universitetin e Marylend-it, nuk ka asgjë të ngjashme me “Kinema Baldushkun” e Erjon Veliajt, dhe nuk blihet një pishë me 5 mijë euro.

Belind Kelliçi është pranuar, ka dhënë të gjitha provimet e standardizuara që kërkon procesi, ka marrë bursë, ka pasur rezultate të shkëlqyera, ka marrë 123 kredite, nga 120 që kërkon ligji atje, ka marrë medalje, është diplomuar me titullin “Suma Kam Laudi” dhe është shpallur Studenti me mesataren më të lartë në diplomim”.

Edhe drejtoresha e shkollës “Harry Fultz” Brikena Baxhaku deklaron se Këlliçi bëri vetëm katër nga pesë vitet në institut, por thekson se kjo praktikë është ndjekur edhe nga shumë nxënës të tjera që kanë studiuar më pas jashtë vendit.

Z. Këllici ka kryer 4 (katër) vite studimi të ciklit 5-vjeçar te studimeve pranë shkollës sonë, në drejtimin “Biznes”, i regjistruar me nr. Amze 457.

Gjatë këtyre viteve ai ka një vlerësim me notë mesatare 9,7. Në përfundim të klasës së 12-të, ne përgjigje të kërkesës se tij për studime të mëtejshme në SHBA pajiset nga shkolla me dokumentet e mëposhtme:

a)Raportin Shkollor “School Report” me rezultatet përkatëse për 4 (katër) vite

b)Skelet kurrikul 2001-2005 dhe programet mësimore te detajuara për çdo lëndë

c)Vërtetim (TIP) i cili sqaron ne lidhje me zhvillimin ne gjuhen angleze te 70% të teksteve dhe programeve mësimore” thotë ajo.

Vulën debatit ia vendosi vetë Këlliçi duke pranuar se nga cikli 5 vjeçar që duhet të bënte u largua nga Shqipëria pas 4 viteve shkollim pasi në SHBA pranimi në universitetin e Marylandit bëhet në bazë të krediteve, ashtu sikur deklaroi edhe përmes zëdhënëses së fushatës së tij.

Duke që Amerika njeh një sistem kreditesh, pas kam përfunduar të katërta vitet kam shkuar dhe dhënë testet e standardizuara që të kërkon universiteti i Marylandit dhe kam fituar bursë. Kam qenë student ekselent. E gjitha është një tymnajë për të hequr vëmendjen nga fushata” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit