-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Edhe tri ditë shtesë për aplikimet në universitete, afat i ri për maturantët!

Kryesoret

Maturantët e rinj apo të vjetër, që për arsye nga më të ndryshmet nuk i janë bashkuar dot deri tani garës në universitete kanë mundësinë e fundit për ta bërë.

Qendra e Shërbimeve Arsimore ka bërë thirrjen duke bashkëngjitur vendimin e MAS (në foton përbri shkrimit) për ata që duan t’i bashkohen garës për në universitete vitin e ri akademik 2023-2024.

E vetmja mundësi që ata të përfitojnë nga kjo është afati i ri, mesjavën e ardhshme duke aplikuar me Formularin A1/A1Z.

“Urdhërojmë miratimin e periudhës së aplikimeve me formularët A1/A1Z për MSH 2023 në periudhën 25 prill deri më 27 prill, ora 08:00 – 16:00”, citohet në urdhrin e firmosur nga drejtoresha e Qendrës së shërbimeve Arsimore.

Formulari i parë, A1 plotësohet nga maturantët që mbyllën shkollën këtë vit, ndërsa i dyti nga të vjetrit.

Ky aplikim është vetëm për kandidatët që kanë përfunduar të gjitha detyrimet e Maturës Shtetërore dhe plotësojnë formularin vetëm për aplikim në institucionet e arsimit të lartë.

Formularin A1 duhet ta plotësojnë të gjithë maturantët që kanë mbyllur studimet e shkollës së mesme përgjatë vitit 2022.

Aplikimi do të bëhet online në portalin e Maturës, dhe në çdo rast maturanti do të ndihmohet nga një mësues mbikëqyrës për të shmangur gabimet në plotësimin e tij.

Ndërsa formularin A1Z duhet ta plotësojnë të gjithë kandidatët që kanë kryer studimet e shkollës së mesme gjatë viteve të shkuara, dhe që kanë detyrim për të dhënë një, ose disa provime të maturës.

Po ashtu mund ta plotësojnë kandidatët që kanë kryer arsimin e mesëm jashtë vendit.

Edhe kandidatët që kanë përfunduar shkollën e mesme në Shqipëri ose jashtë vendit që nuk kanë detyrim për të dhënë provime të maturës 2022. Por që dëshirojnë të vazhdojnë studimet në universitetet publike, apo private përgjatë vitit të ri akademik.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit