Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u shpreh sot se fakti që në fletën e votimit nuk do të jetë emri i Sali Berishës nuk do të ketë asnjë ndikim te votuesit. Për Metën, këto janë lojëra që po bën Edi Rama për të shmangur humbjen.
“Këto janë cic mice të Ramës që nuk do të kenë asnjë ndikim te votuesit. Zero ndikim. Të gjithë e dinë që në Tiranë Belind Këlliçi është kandidati i opozitës. Rama bën lojëra në panikun që e ka kapur për zgjedhjet. Këto lojëra i kuptojnë të gjithë” tha ai.
Fushata e tallava e Ramës? Meta jo vetëm që nuk habitet por pret edhe më shumë. “Ai nuk do të më habisë që të dalë edhe nudo që të kërcejë për të shmangur vëmendjen për të gjitha hajdutëritë e kryebashkiakëve të tij” tha ai.