-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tronditet shtanga! Grushte dhe thika mes delegacionit dhe sportistëve (VIDEO)

Kryesoret

Tronditet shtanga shqiptare. Thika, grushte dhe përplasje mes palëve brenda familjes së peshëngritjes shqiptare. Një ngjarje e rëndë ka tronditur këtë sport. Delegacioni i peshëngritjes ka marrë pjesë në Bosnje në kampionatin e të rinjve, aty ku ka ndodhur edhe përplasja mes palëve. Me anë të një komunikate zyrtare, Federata Shqiptare e Peshëngritjes që drejtohet nga Elez Gjoza denoncon me emra dhe video, teksa sqaron se çfarë ka ndodhur.

“Në këtë status do të gjeni videon e Z.Dashamir Caika duke sulmuar dhe dhunuar me thikë trajnerin e Ekipit Kombëtar Z.Bashkim Nikolla dhe sportistin e tij Z.Bekim Gripshi. Në atë aktivitet Z.Bashkim ka qenë shef i delegacionit për aktivitetin në Bosnje. Pasi Z.Dashamir ka kërkuar të jetë pjesë e këtij aktiviteti me sportistë që nuk e meritonin dhe federata e ka kundërshtuar këtë kërkesë. Z.Dashamir ka sulmuar me thikë Bashkim Nikollën dhe Bekim Gripshin duke menduar se Z.Nikolla ka refuzuar kërkesën e tij.

Vjen makina luksoze, hapet dera dhe kërcet grushti! Si ndodhi sherri mes sportistëve shqiptarë?

Bëjmë me dije opinionin publik se këto video do të paraqiten ditën e hënë në Prokurori dhe u kërkojmë organeve të drejtësisë të marrë masa përsa i përket kësaj çështjeje tejet serioze. Bëjmë me dije Z.Rakip Suli në cilësinë e kryetarit të Bashkisë Kamëz, Komitetin Olimpik dhe Presidentin e saj Z. Fidel YIli dhe organet kompetente për këtë çështje. Këta njerëz dhunues, të inkriminuar dhe dashakeqë të heqin duart nga sporti dhe vendi ynë” mbyllet deklarata.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit