Eksperti në çështjet e urbanistikës dhe pedagogu, Gent Kaprata i ftuar te “5pyetjet nga Babaramo”, tha se nëse në Tiranë do të vazhdojë të ndërtohet në hapin që po bëhet tani, Shqipëria do të shpopullohet.
“Nëse paska ardhur puna që para disa muajsh është folur për shpopullimin e Shqipërisë, unë para 10 vitesh kamë thënë që nëse vazhdon të ndërtohet kështu në Tiranë, do të shpopullohet.
Shifrat që kemi nga të tjerët, tregojnë që Tirana në 2008 ka pasur 21 mijë banorë më shumë ndërsa te vit që lamë pas kishte 16 mijë.
Nëse do të ishte kërkese ofertë i bie që për çdo qytetarë që ka ardhur në Tiranë janë ndërtuar 100 metra katrorë, as në qytet më të zhvilluara në botë nuk ndodh kjo.”, tha Gent Kaprata.