Reperi i njohur amerikan, Snoop Dogg u beson sigurinë shqiptarëve. Gjatë vizitës në Londër është marrë në ruajtje nga një grup shqiptarësh. Reperi me famë botërore ecën në rrugët e Londrës nën shoqërimin e rreptë të katër shqiptarëve.
Gjatë udhëtimit me makinë drejt një restoranti në zonën Soho të Londrës Snoop Dogg shihet duke bërë shqiponjën simbolin e shqiptarëve. Gent Dedei, i cili drejtoi të gjithë mbrojtjen e Snoop Dogg, thotë se nuk ishte e lehtë por jo e pamundur t’i siguronin ruajtjen për vetë profilin që ai ka.
Ndërsa shtatlarti nga Burreli, emigrant prej shumë vitesh në Londër, Skënder Leka, tregon se ishte vlerësim për shqiptarët që punojmë në industrinë e sigurisë të shoqëronim gjatë disa ditëve, një person VIP siç është artisti amerikan me famë botërore Snoop Dogg.