-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Gërdeci”, Mediu kërkon pushimin e çështjes. Avokati: S’na duan nëpër këmbë!

Kryesoret

Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, kërkon pushimin e çështjes ndaj tij në Gjykatën e Posaçme. Kërkesa u artikulua nga dy avokatët e tij, Henrik Ligori e Ardian Visha, në seancën e sotme në GJKKO ndaj ish ministrit të akuzuar për “shpërdorim të detyrës” dhe “shpërdorim të detyrës” në bashkëpunim me kuadër komandues ushtarak, në lidhje me dosjen Gërdeci.

“Gërdeci”, përplasje në gjyq mes Zamira Durdës dhe gjyqtares: Dua drejtësi për djalin tim 7 vjeç!

Sipas avokatëve, çështja duhet të pushohet për shkak të parashkrimit të veprave penale. Në seancë pritej të lexohej edhe pretenca e prokurorisë, por përfaqësuesi i SPAK kërkoi më shumë kohë për përgatitjen e konkluzioneve përfundimtare.

Seanca e radhës njoftohet se do të zhvillohet më 9 maj.

Shtyhet seanca në GJKKO për Mediun, avokati i familjes Durda: Gjykata nuk na do nëpër këmbë

Avokati i familjes Durda, ka folur për mediat pas shtyrjes së seancës ndaj Fatmir Meduit në GJKKO. Familja Durda ka kërkuar që të bëhet pjesë e procesit, por GJKKO nuk ka pranuar.

“Sot gjykata vazhdoi me të njëjtën mënyrë duke mos na lejuar të jemi pjesë e procesit. Kërkesa vinte nga 6 persona, të gjithë me statusin e personit që kanë humbur një familjar të tyre, 4 janë plagosur rëndë, janë të dëmtuar të shumëfishtë. Gjykata nuk e mori në konsideratë, vazhdoi duke thënë se e kemi thënë herën e kaluar që s’do behën pjesë. Një vendim të zbardhur nuk ka. Ende nuk e dimë pse nuk jemi pjesë e procesit, ligji e thotë qartë që duhet të jemi. Është ende e kuptueshme përse po vepron në këtë mënyrë situata. Arsyeja që më vjen ndërmend është se nuk do që ky proces të hyjë në detaje, kemi studiuar dosjen që prej 15 vjetësh, gjykata mesa duket do që t’i bie shkurt çështjes dhe nuk ka do nëpër këmbë. Është e disata herë që ndodh. ”, tha avokati i familjes Durda.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit