Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës është në axhendën e sotme të Komitetit të Ministrave. Ish-kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka postuar një foto me dy deputetë të Kosovës nga Strasburgu.
“Në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës me Arben Gashi dhe Besnik Tahiri, me shpresën se do të kemi lajm të mirë nga Komiteti i Ministrave që sot vendos mbi pranimin e aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Europës” shkruan ai.
Shqipëria ndodhet në fushatë elektorale për zgjedhjet e 14 Maji. Lulzim Basha deklaroi në mars se do të marrë pjesë në fushatë në të gjithë Shqipërinë, por deri tani nuk është shfaqur në asnjë njeriu.
Kosova në agjendën e sotme për anëtarësim në Këshillin e Evropës!