-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Megi Pojani reagon pas videos ku tallet te varri i stërgjyshes

Kryesoret

Prezantuesja shqiptare, Megi Pojani, ka reaguar pas videos virale ku u shfaq duke u talluar te varri i stërgjyshes së saj.

Ajo ka bërë një postim në rrjete sociale duke qenë se videoja u shpërnda gjithandej dhe mori reagime të shumta.

Modelja thotë se ndjen keqardhje për videon dhe sqaron për ndjekësit se kur është bërë dhe për arsyen se pse ka bërë një gjë të tillë.

Postimi i plotë i Megit:

“Jam shumë e keqardhur për veprimet e mia tek video që është publikuar sot. Kam qenë te varri i stërgjyshes sime ku shkoj shpesh; e laj, i ndezi qiri dhe i vendos lule të freskëta, që varri t’i dalë në dritë.

Kjo është mënyra ime se si e ndërtoj komunikimin me një stërgjyshe që prindërit e mi e kanë dashur fort.

Është mënyra ime, jo e jotja, marrëdhënia ime me të, jo e jotja.

Varret s’lidhen vetëm me kujën e lotët.

Atë moment, kur është bërë video (3 vite më parë), e kam të gjallë dhe tani.

Çdo herë që vizitojmë që afërmit tanë në varreza mami ngarkohet dhe ne mundohemi ta bëjmë të qesh me idiotësitë tona. Kjo është shumë intime.

I kërkoj ndjesë përulësisht kujtdo që (me të drejtë) mund të jetë fyer nga veprimi im i pamatur.

Jam koshiente se sa mund të lëndojë, se ç’jam koshiente për qëllimet për se është bërë dhe publikuar kjo video – kurrë për t’u tallur me personin tim të dashur.

Uroj që personazhi im në rrjete sociale të mos keqkuptohet dhe mos të interpretohet si karakteri im i vërtetë dhe kam bindje që në aq kohë sa kam qenë pjesë e televizionit kam treguar se kush është Megi e vërtetë.

Uroj në mirëkuptimin e njerëzve që më kanë mbështetur deri tani, në rrjete sociale”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit