Një zjarr ka përfshirë zonën pranë hyrjes së fshatit Zenelaj, në afërsi të varrezave, duke djegur shkurre dhe duke rrezikuar përhapjen e flakëve drejt zonës së banuar.
Falë ndërhyrjes së shpejtë të shërbimit zjarrfikës, zjarri u vendos nën kontroll dhe u neutralizua në kohë, duke shmangur dëme të mëtejshme.
Sipas të dhënave paraprake, nga ngjarja nuk janë raportuar dëme materiale apo të lënduar.
/5pyetjet.al









