-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Po vjen nga deti! Kulmi në darkë, kush janë qytetet ku do të ketë stuhi dhe rrufe? (HARTA)

Kryesoret

Duke filluar nga pasditja e sotme deri në fund të javës do të kemi reshje shiu me intensitet të lartë, ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, njofton marrjen e masave për të shmangur dëmet. Në një deklaratë për mediat, ai tha se do të ketë fryrje të lumenjve dhe përrenjve, por përjashtoi mundësinë e përmbytjeve. “5Pyetjet.al” po ju sjell më poshtë hartën LIVE të lëvizjes së rrymave mbi Shqipëri, orarin që do të nisë stuhia e shiut dhe qytetet që do të prekë.

Duke nisur nga sot pas mesditës dhe gjatë të gjithë javës, në pjesën veriperëndimore të vendit, rreth Shkodrës, por edhe duke u përhapur në pjesën tjetër të vendit do të kemi rritje të intensitetit të reshjeve. Të shmangim emergjencat lokale.

Lajmi i mirë është që jemi në stinë që nuk favorizon përmbytje, si dhe mirëmenaxhimi i Kaskadës kështu që s’do të ketë nevojë për shkarkime.

Shkarkimi do të jetë 0 në të gjithë territorin. Reshjet në pjesën veriperëndimore mund të shkaktojë fryrje të përrenjve dhe ndonjë situatë që mund të bëhet shkak për përmbytje lokale.

Shpresojmë që kjo të parandalohet. Duhet të ketë mobilizim të të gjitha bashkive, por edhe banorët të shmangin lëvizjen në rrugë që kërcënohen nga përrenjtë dhe të sinjalizojnë në kohë nëse ka rrëshqitje apo situatë që duhet ndërhyrje.

Nuk është një situatë për të cilën duhet ndërhyrja e strukturave të të gjithë sistemit të emergjencave, por e kemi zakon që të lajmërojmë në kohë dhe të marrim masa për të shmangur dëmtimet”, tha Peleshi.

Po vjen furtuna! Peleshi: Priten reshje shiu dhe fryrje e përrenjve

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit